TIRANE- Edhe seanca plenare e kësaj të enjte është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët demokrate sërish kanë rrethuar foltoren e Kuvendit, ndërsa reagimet e kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha kanë qenë të forta.

Momentet më pikante të kësaj seance, edhe këtë javë janë bërë pjesë e rubrikës humoristike në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”.

E përpos debateve, në sallën e Parlamentit nuk kanë munguar se bisedat e qeta mes kolegësh, apo momentet që i kalojnë duke lundruar në internet.

Pjesë e kësaj rubrike, padyshim janë edhe zhvillimet politike jashtë sallës parlamentare.

Një tjetër moment që nuk mund t’i shpëtonte objektivit të kamerave, ka qenë një deklaratë jo fort e zakontë e bërë nga kreu i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu.

“Qendra e Babrroit është një qendër historike, një qytet”, ka thënë ai.
mziu
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb