Huliganët rusë vazhdojnë të jenë protagonistë për veprimeve antisportive në stadiume. Incidenti i fundit ku janë përfshirë ka qenë në ndeshjen e Champions League ndërmjet Maribor dhe Spartakut të Moskës. Tifozët rusë arritën të fusnin brenda stadiumit fishekzjarrë, që janë të ndaluara nga FIFA.

Mirëpo, më i rrezikshmi ishte një fishekzjarr që hidhet në formë të predhës, i cili në flakë i kaloi shumë afër gjyqtarit të ndeshjes. Incidenti u kap nga kamerat, dhe ju mund ta shihini se sa afër i shkoi gjyqtarit të ndeshjes. Ky rast pritet që të dënohet ashpër nga UEFA.


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: