Një çiklist ka humbur durimin duke pritur skuadrën xheniere dhe ka vendosur që ‘çmontimin’ e bombës ta bëjë vetë.
I nervozuar nga vonesa e skuadrës përgjegjëse për çmontimin, çiklisti ka hyrë brenda zonës së rrethuar me shirita, ka hapur çantën dhe ka filluar të largojë përmbajtjen e çantës në mënyrë të dhunshme.

Kjo provokoi reagimin e ashpër të policisë ndaj tij ku personi në fjalë u përplas për tokë dhe u arrestua.

Nuk bëhet e ditur nëse çanta i takon atij dhe policia nuk ka dhënë detaje tjera për incidentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: