Është zhvilluar një debat i ashpër mes analistit Mustafa Nano dhe imamit Elvis Naçi në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Teksa Nano po shprehej kundra deklaratave të Naçit, ky i fundit e ka akuzuar Mustafa Nanon se ka bërë një deklaratë kundra myslimanëve myslimanët, çka analisti nuk e ka pranuar.

Imami: Jo shumë larg ti ke thënë, myslimanët e zellshëm mund ti vënë flakën këtij vendi.
Nano: As se mbaj mend fare.
Imami: Nuk e mban mend se flet shumë ti prandaj. Çdo tekst që vjen për femrat është i vlefshëm edhe për meshkujt do ta dish këtë nga islami.
Nano: Këtë e thua ti, nuk thuhet në Kuran kjo gjë, gënjen.
Imami: Këtej e tutje të vij. Mustafa Nano ta mbaj ligjëratën unë nuk flas më. Nuk po më lejon të flas dy gjëra që i di.
Nano: Ca më tregon mua ti, je copë injoranti komplet.
Imami: Mustafa të lutem, ke thënë aq broçkulla për islamin sa se ke idenë.
Fevziu: Se mos na ndodhi si në Kosovë. Qetësohuni!
Imami: Jo jo, nuk e kuptova pse u nxeh …

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb