Pak orë më parë mediat në Kosovë raportuan për një incident me protagonist reperin Fero, i cili është prurja më e re e labelit “On Records”.

Reperi në mbrëmjen e të martës është ndeshur me një situatë aspak të këndshme pasi është dhunuar nga katër persona. Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Prishtinë kur reperi ishte duke dalë nga një kinema.

Pak çaste më parë janë bërë publike edhe pamjet e sherrit ku dallohen 4 persona që ushtrojnë dhunë ndaj reperit. Ndonëse këngëtari ka tentuar të largohet ata e kanë kapur dhe kanë nisur ta rrahin, ndërkohë që njëri prej tyre e kërcënonte me armë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb