Çdo trajner kërkon një lojtar që është i fortë dhe që nuk lejon sulmuesin kundërshtar të kalojë pa i marrë topin, por shumica e tyre nuk e bëjnë vetë këtë gjë. Por, ky nuk është rasti i Ricardo La Volpe, trajnerit të Club America në Meksikë.
Gjatë përballjes me Gualdalajara-n, Volpe vendosi të hynte vetë në fushë për të “rregulluar” gjërat. Me ekipin e tij që po mundej 1-0 në atë që quhet El Classico në Meksikë, La Volpe u fut pak metra në fushë dhe pengoi mbrojtësin e Gualdalajara-s, Jesus Sanchez.
Loja u ndalua dhe arbitri kërkoi menjëherë largimin e Volpe-s nga fusha. Protestat e këtij të fundit, dhe lojtarëve në pankinë nuk ndikuan aspak tek vendosmëria e arbitrit.
(BalkanWeb)