HIMARE- Në një kohë kur kompania Neranxi kishte parashikuar para tri ditësh që të zhvillonte në tokën e Nikollaq Neranxit një panair të kulinarisë, kjo gjë nuk është lejuar nga policia. Mësohet se aty ishin vendosur disa paleta, që sipas policisë kanë qenë të paligjshme, ndërsa ata kanë vendosur edhe shiritin e bllokimit “Skenë Krimi”. Një ditë më parë Eftihia Neranxi, nëna e biznesmenit, e cila është dhe administratore në kompaninë Neranxi ka shkuar me sëpatë në komisariatin e Himarës. Fill pas këtij episodi ajo është shoqëruar dhe i është sekuestruar sëpata.

Pak pas daljes nga komisariati e moshuara denoncoi publikisht në media se ishte dhunuar nga shefi i komisariatit. Ndërkohë, Eftihia Neranxi nuk e la me kaq këtë çështje, pasi ditën e sotme ajo është rikthyer përsëri me një tjetër sëpatë, ndërsa deklaroi se do godiste me të shefin e komisariatit, Arqile Gjikondin. Sipas të moshuarës policia jo vetëm që e ka dhunuar por edhe ka vendosur shiritin padrejtësisht në pronën e tyre. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ momentin kur nëna e Nikollaq Neranxit qëndron me një sëpatë para derës së komisariatit të Himarës, ndërsa bën edhe deklaratat kërcënuese. Po ashtu në pamje shihet se si një efektiv policie nuk e lejon të moshuarën që të të hyjë brenda në komisariat. Ajo ka kërkuar largimin e shefit të postës së Himarës për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj, ndërsa e kërcënon atë me jetë.

“Shefi i komisarit ku është? O polica, shefi i komisariatit ku është? Dua shefin e Komisariatit, atë dua. Atë që më rrëmbeu. Ai që erdhi në Potam dhe vuri shiritin e krimit. Ku është vendi i krimit? Ajo është toka ime, djersa ime, shtëpia ime. Dëgjo këtu, unë do i bie prapë në kokë atij shefit të Komisariati. Më rrëmbeu dhe më mori si një mafie, më copëtoi. Më gjuajti në bark me shkelma. Erdhi dje, dje më rrëmbeu dhe më bëri si macja. Është ai i në Dhërmi? Thuaj që të zhduket nga Himara, se do i çaj kokën. Ai më kapi nga duart dhe më gjuajti me shkelma dhe më kapi si mace. Ai erdhi në Potam dhe më rrëmbeu. Më mbajti këtu. Më mori me makinë. Toka e Potamit nuk është e tija, por është e imja. Ai mori policinë Bashkiake kur ika unë dhe shkoi i vuri shiritat. Ata kopilat. Do ja çaj kokën, do ia ha kokën. S’do e lë që të vijë në Himarë. As emrin mos t’ja zërë. Ai është kopil, palo burrë, palo djalë. S’kemi gjë pa leje, i kemi me leje. Toka në Potam është e Mia Neranxit. Mua himarioten të më shkelësh? Ai në Himarë nuk do vijë, ta kesh të qartë. Duhet ti thërrasësh atje ku është. Edhe në klub të shkojë, do e marr me vete sëpatën, do ia çaj kokën. E shkatërruat Himarën. Doni ti vini zjarrin. Ai kopili mos të vijë më në Himarë. S’më ka vrarë njeri si ai. Lugatër. Kokën time e kam vënë në thes, do ia çaj kokën në dorë, me sëpatë. Jeni kopila të gjithë bashkë. Të iki, të zhduket kopili nga Himara. Turp për policinë e Himarës. Më shkatërroi jetën, më mori shpirtin. Më mori shpirti. O perëndi një bombë hidhi që të shuhet dhe mos të jetë më në Himarë. Turp, turp. Nga shkojnë i shkatërrojnë. Se rregulluan Himarën, E shkatërruan legenat”, tha e moshuara.
nena e neranxit

nena e neranxit 1

nena e neranxit 2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb