KORÇË-Zbardhen detajet nga arrestimi dje i tre personave në Korçë, të cilëve iu sekuestrua 160 kg kanabis si dhe armë. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Kontrata” në pranga ranë Janaq Qirici, 52 vjeç, banues në Vithkuq dhe Aldo Kita, 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të disa informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e Qiricit (të cilin i`a kishte lënë në përdorim me kontratë qiraje shtetasit Aldo Kita) në vendin e quajtur “Vaskat e Peshkut”, në afërsi të centralit elektrik në fshatin Vithkuq, konkretisht në pjesën e tavanit u gjet një sasi prej 23 kg Cannabis Sativa e vendosur në 10 (dhjetë) thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.
droga ne vithkuq
Gjithashtu në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient tjetër bar-kafe në pronësi po të këtij shtetasi, në qendër të fshatit Vithkuq u gjetën 3 aparatura lojëra fati, 1 arme gjahu pa leje, 2 pajisje grirëse për lëndë narkotike të llojit “Canabis Sativa”.

Strukturat e Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollin e territorit që mbulon kjo njësi administrative dhe kanë konstatuar e goditur edhe një rast tjetër të prodhimit e shitjes të lëndës narkotike e posedimit të armëve luftarake dhe e municionit. Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Pandeli Dine, 31 vjeç, banues në fshatin Vithkuq. Po ashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij, shtetasi me inicialet A.H, 24 vjeç, banues në Fier.

Kjo pasi në banesën e Pandeli Dines, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 137 kg kanabis e vendosur në 15 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.
Po ashtu u sekuestruan 2 armë zjarri dhe municion luftarak dhe 1 autoveturë tip kamionçinë e markës “Mitsubishi” me targë AA 747 EF. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Venia ne dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: