Një person i dyshuar si hajdut është detyruar me dhunë që të hapë vetë një gropë, në të cilën e kërcënonin se do ta varrosnin të gjallë. Banorë të Dwarsloop në Afrikën jugore kanë dhunuar një të ri, për të cilin dyshonin se ishte një hajdut shtëpish. Pasi e kanë detyruar të hapë një gropë dhe të futej brenda, ata e kanë goditur me çfarë të mundnin.
Fatmirësisht ai ia ka dalë që të mbijetojë nga ky sulm i dhunshëm, dhe pas trajtimit në spital ai pritet të dalë para trupës gjykuese, këtë herë për të marrë ndëshkimin e merituar, por këtë herë nga ligji.
https://www.youtube.com/watch?v=eWwE3dEwSLI
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: