Po bëhen gati 2 muaj që Reanta, vogëlushja që lindi me një sëmundje te rrallë te aparatit tretës dhe që u ndihmua nga qytetarët për t’u shëruar, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Bambino Jesu” në Romë për t’iu nënshtruar ndërhyrjes dhe kurimit. News24 mban kontakte të vazhdueshme me prindërit e vogëlushes dhe prej tyre mëson mbi ecurinë e shëndetit të saj.

Sipas prindërve, vajza ka një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj, ashtu siç duket edhe në këto video amatore të dërguara prej tyre. Reanta ushqehet nëpërmjet një kateteri qendror venoz, por merr qumësht edhe nga goja, gjë që e ka ndihmuar të rritet, të forcohet e të zbukurohet.

Sipas mjekëve italianë, me rritjen e foshnjës ka shpresa që edhe zorra të pësojë rritje, por për këtë duhet durim dhe kohë. Ata sugjerojnë që për gati një vit Reanta të qëndrojë nën vëzhgim e të forcohet edhe më shumë, për të vendosur përfundimisht mbi ndërhyrjen kirurgjikale. Ne i urojmë vogëlushes shërim sa më të shpejtë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: