SARANDE- 5 oficerë policie, katër meshkuj dhe një femër shihen teksa hyjnë në hotelin e famshëm të Klement Balilit në Sarandë “Santa Quaranta”, i sekuestruar sot bashkë me pronat e të ashtuquajturit “Eskobari i Ballanit”.

Në video duket qartë momenti kur policët hyjnë në hotelin e famshëm, tek i cili është përfolur se kanë fjetur edhe ministra të kabinetit Rama me dashnore.

Të paktën kështu deklaroi pas dorëheqjes ish-ministri i LSI-së në Drejtësi, Ylli Manjani.

Policët kontrollojnë në çdo cep të dhomave, hapin dollapët, ngrenë dyshekët dhe fotografojnë çdo cep të tyre. Kontrolli është aq i rreptë sa ka përfshirë edhe frigoriferin.

Në pronat e Balilit, në resortin “Santa Quaranta” zbarkuan sot dhjetëra forca policie dhe përfaqësues të Prokurorisë, ku kanë sekuestruar hotelin luksoz të Balilit, si dhe prona të tjera të familjes së tij.

Gjithçka erdhi një ditë pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Gjykatës për sekuestrimin e pasurisë së Balilit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: