Lorenzo Insigne prej disa ditësh po përflitet shumë në media dhe jo për shkak të golave, që duhet theksuar se 26-vjeçari ka një marrëdhënie të mirë. Prej miqësores me kombëtaren kundër Anglisë, futbollisti që aktivizohet me Napolit është vënë në lojë për shkak të gjatësisë.

Në atë ndeshje në “Wembley” rastësisht fëmija që shoqëronte Insigne-n kishte një shtat të lartë dhe pothuajse arrinte futbollistin. Fotot e shkrepura bënë bujë në internet, duke vënë në lojë anësorin e Napolit.

Gjithsesi futbollisti 1 metër e 63 centimetër e ka marrë me sportivetet talljen që po i bëhet. Në ndeshjen që Napoli luajti dje kundër Milanit sërish rastësisht Insigne ishte i shoqëruar nga dy fëmijë me shtat të lartë.

Shikoni reagimin e tij në fillim të ndeshjes, ai e dinte mirë se do të tallej sërish.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb