Skënderbeu zhvilloi sot miqësoren e parë në Turqi kundër skuadrës së Bursaspor e cila nuk rezultoi pozitive pasi ekipi shqiptar u mund me shifrat 3-0.

Në letër ishte një sfidë miqësore, por nuk duket kështu nga reagimet që kishte në fushë. Në videon e siguruar nga panorama sport shihet në një moment të lojës teksa plas një sherr mes lojtarëve.

Një ndërhyrje e Nimagës është përjetuar keq nga një futbollist i Bursaspor i cili është ngritur menjëherë dhe ka kërkuar të konfrontohet me futbollistin e Skënderbeut. Kaq ka mjaftuar që të dy palët të përfshihen në një përplasje masive dhe u desh ndërhyrja e stafeve për të qetësuar situatën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb