BRITANI E MADHE – Albumi i tij i fundit theu rekordin e këngëtares Adele, i cili shiti 432 mijë kopje vetëm në 3 ditë por Ed Sheeran ka treguar se ai akoma bëhet nervoz gjatë performancave të. Ylli skocez ka harruar tekstin e një prej këngëve të tij ndërkohë, që ishte duke performuar “live” mbrëmjen e së premtes në “Comic Relief”.

Të gjithë sytë ishin tek ylli 26-vjeçar në momentin kur ai harroi vargjet e këngës së tij më të re “What Do I Know”. Por muzikanti më i suksesshëm i momentit nuk ka lejuar që nervozizmi ta mposhtë atë pasi ka vijuar duke kënduar, ndërkohë që ka buzëqeshur për gabimin e bërë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb