XXXTentacion, një nga artistët më popullorë të repit në SHBA është vrarë në Florida me disa plumba pistolete.

Reperi, Jahseh Dwayne Onfroy, 20 vjeç, u godit nga disa plumba kur doli nga një koncesionar motorësh në veri të Fort Laudardale, ndoshta viktimë e një tentative grabitje.

vrasja e reperit

Autorët që e qëlluan, sipas një rindërtimi fillestar të krimit nga sherifi i zonës kanë qenë dy burra të armatosur që më pas ikën në bordin e një SUV të errët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb