Derbi mes Barcelonës dhe Real Madridit është mbyllur në paqe, duke përfunduar me shifra të barabarta 1-1. Ndeshja e shumëpritur nga gjithë bota e futbollit dhuroi emocione të mëdha, teksa u zhvillua një lojë mjaft e ashpër nga të dyja skuadrat.

Në minutat e para Lucas Vazquez u rrëzua në zonë nga Mascherano, mysafirët protestuan për penallti, por nuk ishte i këtij mendimi gjyqtari.

Në minutën e 40, pas një gjuajte të Jordi Albas, sipas vendasve topi u prek me dorë në zonë nga Dani Carvajal, por gjyqtari edhe një herë nuk vendosi për penallti, duke mbyllur pjesën e parë më rezultatin e bardhë 0-0.

Me nisjen e pjesës së dytë Barcelona ishte më e karikuar dh pas një harkimi të Neymar nga gjuajtja e lirë, Luis Suarez kërceu më lart duke shënuar gol me kokë në minutën e 53. Barazimi erdhi në minutat e fundit të sfidës nëpërmjet Sergio Ramos i cili shënoi gol me kokë.

Pas këtij takimi, Reali vazhdon të mbetet i pamposhtur duke kryesuar klasifikimin me 34 pikë të grumbulluara. Ndërkohë Barcelona e ndjek në vendin e dytë me 28 pikë.

http://www.dailymotion.com/video/x54bdpa_sport

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: