Gjatë vizitës së fundit në Turqi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Por përveç takimeve zyrtare, temë diskutimi dhe fokus i mediave ishte një gjest që bëri i pari i vendit mikprites. Erdogant nuk hezitoi të marrë rolin e ‘shoferit’ personal të kryeministrit Rama, duke e shetitur nëpër rrugët e Ankarase.

Një video e postuar më poshtë mund të shihet se si Erdogan qëndron pas timonit të makinës luksoze Mercedes, ndersa në sendilet e pasme qëndron i ulur kryeministri Rama.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/talasexpresshaber/videos/1232739880078251/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Teksa sheh sesi Erdogan i jep makinës, Rama nuk duket shumë i qetë. Njërën dorë e mban tek doreza e sigurisë tek pjesa e sipërme e xhamit të makinës. Madje, aq i pasigurt duket në këtë udhëtim, sa nuk po shijon aspak panoramën që i rrëshqet nga xhamat e mercedesit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb