TIRANË- Një javë e ngjeshur me aktivitete ishte ajo që lamë pas, e cila na ka rezervuar edhe shumë momente pikante të veprimeve dhe deklaratave të politikanëve, të fiksuara nga paparazzët e rubrikës humoristike të emisionit “Kjo javë” në News 24.

Ndërsa ministrja e re e Shëndetësisë është kapur duke bërë prova në një dalje publike, Nard Ndoka kreu i PDK-së, ka shkuar me vonesë në komisionin e Politikës së Jashtme drejtuar nga Mimi Kodheli.
nardi
Por zonja që la ministrinë e Mbrojtjes duket se mbi të gjitha vlerëson bashkëpunimin. Jo vetëm që si ka tërhequr atij vëmendjen, por ka bërë më shumë në kuadër të bashkëpunimit me opozitën. Në një moment ajo është parë të bisedojë nga afër me dy kolegët demokratë, deputetët Edi Paloka dhe Tritan Shehu.

Ndërsa në komisionin e Ekonomisë një tjetër demokrat Edmond Spaho është kapur duke folur “përçart”. Duke iu drejtuar kryetarit Braçe ai ka përsëritur ekzaktësisht frazën: Deri tani kemi ardhur si na ka zënë rrugës…” Kuptimin ndoshta e di vetëm ai.
SPAHO
Për t’i vënë kapakun batutave të javës, kemi veçuar kryebashkiakun Erjon Veliaj. Këtë javë e kemi parë shumë aktiv në mjaft aktivitete. Një herë është filmuar hipur mbi biçikletë e një herë tjetër nuk e ka fshehur zilinë për të patinuar.
Veliaj
Teksa gazetarët e prisnin të prononcohej sytë e tij shkojnë tek një vajzë dhe shprehet: “Sa zili e kam atë gocën që bën xhiro me patina”.

Dikush e pyet se mund ta sfidojë dhe ai duke qeshur shton: “Mund ta provoj, por duket të them edhe dy fjalë”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb