Zyrtarë të federatës i dorëzuan dje në Korçë titullin e 8 në histori klubit të Skënderbeut, i cili e mbylli kampionatin me humbjen 1-5 kundër Vllaznisë.

Gjithsesi festa në fushë i ka lënë vendin asaj në klabet e Korçës, ku futbollistët, pjestarë të klubit dhe të ftuar special i janë gëzuar pamasë fitores së titullit kampion.

Disa momente nga festa i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale futbollisti i Skënderbeut, Tefik Osmani. Shtatlarti ka publikuar një video ku dëgjohet të gjithë të pranishmit teksa këndojnë.

Nuk kanë munguar as sharjet për rivalët, me Osmanin i cili duket më i ‘elektrizuari’: “Oj lulia jonë me limona, kush na ka inatin ju q*** nona”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb