Të shtunën në “Wembley” u luajt finalja e “Fa Cup” mes Manchester United dhe Chelsea-s. ‘Blutë’ e drejtuar nga Conte arritën të dilnin triumfator falë golit të realizuar me penallti nga Hazard.

Në këtë takim sulmuesi Alvaro Morata e nisi nga stoli, por pati mundësinë për të dhënë kontributin e tij për fitimin e trofeut pasi u aktivizua në minutat e fundit.

‘Metro’ shkruan se spanjolli ka qenë shumë i karikuar për këtë ndeshje, arsye kjo që e ka bërë të shpërthejë me fjalë të pista ndaj Manchester United. Pas festës në fushë teksa hyn në dhomat e zhveshjes 25-vjeçari dëgjohet duke bërtitur: “ivamos ostia! iQue chupen pola!”, që përkthehet “Ec aty! Të na e marrin në g**ë!”

Ka qenë një sezon zhgënjyes për Morata, i cili e nisi mirë pas transferimit nga Real Madrid, por që pas vitit të ri e ka pasur shumë të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës.

Dhe pas afrimit të francezit Giroud, ai në muajt e fundit ka humbur edhe vendin e titullarit.

Momenti ne video: 10:30 sekonda

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb