TIRANE– Flamur Pirraci, 34-vjeçari nga Tirana i cili akuzohet se qëlloi me grusht kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në çadrën e opozitës të ngritur para kryeministrisë, ka rrëfyer shkurtimisht arsyet e veprimit të tij.

Gjatë momentit të shoqërimit nga policia, i pyetur nga “Ora News” se përse e qëlloi Spahiun, ai sqaroi shkurtimisht: “më ofendoi kompetentin”. Ndërkohë vetë Spahiu është shprehur se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar me vrasje për të mos sharë Edi Ramën dhe më pas e kanë goditur.
Sipas kreut të AK-së, personi i cili u ndalua u kap nga aktivistët dhe jo nga policia. Ndërsa pretendoi se iu deshën mbi 30 minuta për të pritur policinë për të bërë denoncimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: