SHBA – E keni pyetur ndonjëherë veten si mund të keni flokët të shndritshëm dhe të shëndetshëm si motra e madhe e Kim Kardashin, Kourtney?!

Është më e lehtë se sa mendoni. Kourtney thotë se maskat që vëndos në flokët e saj janë të gjitha me produkte natyrale. Me ndihmën e parukierit të saj, Andrew Fitzsimons, Kortney ka krijuar një maskë për flokët me produkte krejtësisht natyrale.

Kjo maskë i mban flokët e shëndetshme dhe u jep atyre shkëlqim. Më e rëndësishmja, të gjitha përbërësit e recetës mund të gjenden në kuzhinën e gjithsecilit.
Përbërësit:
1 avokado e gjysmë
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle mjaltë
Lëngu i një gjysme limoni mesatar
1-3 pika vaj esencial, livando ose portokall

Të gjitha përbërësit i vendosni në blender dhe i lini të përzjehen dhe të copëtohen aq të vogla derisa të formohet një masë homogjene. Aplikojeni maskën në flokë dhe mbajeni për 45 minuta. Më pas i lani flokët si zakonisht.
Sipas Fitzsimons, maska ndihmon në rigjenerimin e flokëve të dëmtuar nga tharësja apo piastra dhe heqjen e zbokthit. Për më tepër ndiqni videon!

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: