FIER- Personi që shihni në foto është Arben Muça, njëri prej personave që u plagos nga policia gjatë tentativës së grabitjes në Fier, pas shkëmbimit të zjarrit me policinë. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se dyshohet që grabitjen e kreu në bashkëpunim me kunatin, ende i paidentifikuar.


Po ashtu mësohet se Arben Muça ishrte me origjinë nga Puka, ndërsa banesën e prindërve e kishin në Ndoq. Arben Muça aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, pas plagëve të marra.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier.

Por pavarësisht se deklaroi për policinë që jetonte në Ndoq, ai ishte transferuar në Durrës bashkë më gruan dhe fëmijët.

 

“BalkanWeb” dhe “News 24”  ka siguruar edhe një video nga shtëpia e prindërve në Ndroq, pasi në vendin e ngjarjes ka shkuar gazetari Klajdi Bodlli. Në pamjet në fjalë shihet se në banesë nuk jeton njeri dhe se ajo është ende në rregullim e sipër.

Arben Muca, personi i plagosur

Arben Muca, personi i plagosur

(ed.me/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb