VLORE- Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi është kapur me 66 kilogramë kanabis. Lënda narkotike është gjetur e fshehur në banesën e tij, gjatë një kontrolli që uniformat blu kanë ushtruar në lagjen “28 Nëntori”.

Mësohet se shtetasi Ramiz Zeneli kishte fshehur në krevatin e tij në dhomën e gjumit plot 14 pako kanabis të mbështjella me natriban, me peshë totale rreth 66 kilogramë.

Sakaq është arrestuar 48-vjeçari, si dhe është sekuestruar lënda narkotike.

“Më datë 18.09.2017, Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në mënyrë operative kanë finalizuar një tjetër operacion antidroge të koduar “BEDROOM”, në të cilën është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni është zhvilluar dhe finalizuar në lagjen “28 Nëntori”, në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit Ramiz Zeneli, të cilit i janë gjendur dhe sekuestruar nga policia 14 pako të mbështjella me natriban, në brëndësi të tyre kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 66 kilogramë”, thuhet në njoftimin e policisë..

Materialet në ngarkim të 48-vjeçarit u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: