Manchester City është duke fituar me shifrat 4-1 takimin e “FA Cup” kundër Burnley për fazën e 1/32.

Skuadra e Pep Guardiolës e nisi në malore sfidën pasi pësoi gol në minutën e 25-t nga Barnes. Gjithsesi me fillimin e pjesës së dytë do të ishte Aguerro i cili fillimisht do të barazonte dhe më pas do të përmbyste shifrat.

Golin e parë sulmuesi argjentinas e realizon në minutën e 56-t pas një asisti të dhënë nga Gundogan, i cili nisi në mënyrë të ‘rrufeshme’ një goditje dënimi. Futbollistët e Burnley protestojnë për lojë të parregullt por arbitri nuk është i këtij mendimi.

Pa u mbushur plotësisht dy minuta Sergio përmbys shifrat, duke i hapur rrugën Sane-s dhe Silva-s për ta dërguar rezultatin në 4-1.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb