Gennaro Gattuso do të drejtojë skuadrën e Milanit të paktën deri në fund të sezonit. Ai do të pasojë trajnerin e shkarkuar, Vicente Montella. Ish-mesfushori kuqezi ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore që pas emërimit në krye të stolit të Milanit, teksa mediave italiane u ka tërhequr vëmendjen vështrimi i ashpër dhe qëndrimi shumë strikt i Gattusos.

Në stërvitjen e parë në Milanello, ku prezent ka qenë edhe administratori i klubit, Fassone, legjenda e klubit ka filluar me bërtitmat e tij dhe grintën energjike që e karakterizon.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb