MAT- Kjo që po shihni është një video e regjistruar në fshatin Kurcelaj në rrethin e Matit. Ata pretendojnë se gjarpri që shfaqet mbi një pemë dhe që i ngjason shumë për nga përmasat një pitoni lëviz lirshëm në këtë fshat dhe nuk është i vetmi.


Gazetari i “BalaknWeb” Enver Doçi ka shkuar të bisedojë nga afër me banorët dhe ka mësuar se një gjarpër i tillë është i treti në pak ditë që shohin.

Ata nuk dinë ta përcaktojnë se çfarë lloji është ai ekzaktësisht, por thonë se përafërsisht ishte i gjatë rreth 3,7 metra. Sipas tyre shfaqja e një gjarpri me përmasa të tilla është shumë e rrallë në këtë zonë dhe i ka frikësuar pa masë, duke qenë se afër zonës ku është shfaqur ka edhe banesa të shumta.

Të tmerruar banorët thonë se bëhet fjalë për një gjarpër jo karakteristik për zonën.

Gazetari Enver Doçi ka biseduar nga afër me banorët e këtij fshati, të cilët thonë se: “Para 3 apo 4 vitesh kanë parë në këtë zonë disa turistë me motorë që hapnin disa kuti e hidhnin diçka. Pas 5 ditësh kur kaluam për të shkuar me bagëti pamë disa gjarpërinj të vegjël. Tani kanë ardhur sërish turistë dhe janë shfaqur këto krijesa”,- thonë ata.

E ndërsa askush nuk mund të sqarojë me saktësi se përse në këtë fshat janë shfaqur këta gjarpërinj, frika tek banorët është e madhe.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: