Gonzalo Higuain e mbylli mbrëmjen e tij të errët në “Camp Nou” me një gjest tejet të ulët. Lojtari i ri Caligara në minutën e 87 zëvendësoi Pipitën, i cili kur po dilte nga fusha dhe po afrohej në stolin e rezervave iu përgjigj fërkimit të tifozëve të Barcelonës duke i drejtuar gishtin e tij të mesit. Një sjellje e papranueshme për një lojtar të kalibrit të tij, i cili për herë të 12-të në karrierën e tij nuk ka arritur t’i shënojë Barcelonës. Sezonin e kaluar Higuain shënoi 5 gola në 12 ndeshje në Ligën e kampioneve, një ndaj Lyon, dy ndaj Dinamo Zagrebit dhe dy ndaj Monako. Tashmë, këtë sezon pritet të shënojë edhe më pak sepse pas këtij gjesti të ulët Higuain rrezikon të dënohet me disa ndeshje pezullim.


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb