SERBI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, këtë javë realizoi një vizitë dy ditore në Serbi. Ditën e dytë ai u takua me qytetarë të Novi Pazarit, të cilët kishin dalë në rrugë për të përshëndetur presidentin turk.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video që ka tërhequr shumë vëmendjen vetëm për shkak të reagimit të tij të papritur dhe interesant.

Kur po lëvizte me makinë nëpër Novi Pazar, Erdogan urdhëroi shoferët e tij që të ndalonin autokolonën.
I mirëpritur me duartrokitje nga qytetarët e mbledhur, ai doli nga makina, iu afrua një gruaje të moshuar dhe puthi dorën e saj, dhe më pas e pyeti në turqisht e në gjuhën boshnjake: “Si jeni?”

Ky veprim i ka emocionuar serbët nëpër rrjetet sociale, të cilët e kanë përshëndetur këtë akt të presidentit turk.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: