Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

VIDEO/ Gjesti i madh i Ronaldo-s, sakrifikon golin e 300 me Real Madrid për të bërë të lumtur shokun e skuadrës

ronaldo-and-benzema-apoel_4zxkacluctzi1fj6hh7kukk6n

Të gjithë ata tifozë që e akuzojnë si një njeri arrogant dhe egoist do të duhet të ndryshojnë opinion për Cristiano Ronaldo-n.

Pak ditë më parë portugezi u bë protagonist në një ndeshje që po luhej në “Bernabeu” kur mori në mbrojtje Karim Benzema-n, që po vërshëllehej nga tifozët madrilen. Ai u bëri thirrje t’a duatrokisnin atë.

Pak a shumë një situatë e ngjashme ndodhi edhe sot. Në ndeshjen kundër Alaves fituesi i 5 herë “Topit të Artë” pati realizuar ‘dopietë’ që në minutën e 61-t të takimit.

Në fundin e ndeshjes Real fitoi një penallti dhe pritej që si gjithmonë t’a godiste Ronaldo. Çuditërisht portugezi hoqi dorë. Nëse ai do ta ekzekutonte dhe shënonte këtë 11-metërsh do të realizonte ‘tripletën’ e 50-t në karreirë si dhe golin e 300 me Real Madrid.

Në vend që të arrinte këto shifra brilante ai zgjodhi të lumturonte shokun e skuadrës, Benzema-n, që ashtu si në shumë ndeshje të fundit po zhvillonte një 90-t minutësh për t’u harruar.

Francezi e goditi penalltinë duke e dërguar topin në rrjetë dhe në të njëjtën kohë duke stampuar rezultatin në 4-0.

(e.k/BalkanWeb)


Komente ( 2 )