ITALI-Një mënyrë e re e pamëshirshme për të vrarë derrat e egër. Pamjet e kësaj videoje të xhiruar në fshehtësi me një smartphone, tregojnë momentin kur një tufë e madhe derrash të egër vrapojnë në një fushë të hapur teksa një suv i ndjek nga pas.

Në një moment dallohet sesi mjeti shtyp një derr i cili mbetet më pas. Ngjarja ka ndodhur në një fshat në Alta Murgia bareze dhe ky nuk është rasti i parë, sipas një burimi.

Kujtojmë që derrat e egër u sollën në këtë territor në vitin 2000, dhe që atëherë janë shtuar së tepërmi.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb