KINE– Një fëmijë ka rënë me karrocë në liqen, sepse gjyshja nuk i kushtoi vëmendjen e duhur, ngaqë po lante perimet.

Ngjarja ka ndodhur më 11 mars në Kinë, por pamjet nuk ishin bërë publike.

Në video duket gruaja që bërtet pasi i ra në ujë fëmija një vjeç, dhe një burrë që hidhet për ta shpëtuar fëmijën.

Gjyshja po kritikohet në rrjete sociale, se nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur fëmijës, dhe për faktin se nuk u hodh vetë në ujë për ta shpëtuar.

Kur u hodh në ujë, burri e mori në krahë fëmijën, dhe e nxori nga liqeni duke ia dhënë gjyshes, dhe një burri tjetër që ishte i pranishëm.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: