VENEZUELË- Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është shfaqur shumë i “uritur”, saqë mori mundimin të hajë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar, ndërsa kombi i tij është duke vdekur urie.

Edhe pse në peshë të tepërt, Maduro mendonte se kamerat ishin fikur kur ai filloi të hante empanada, një pjatë spanjolle, e përbërë nga pasta me mish. Megjithatë, ai u kap nga kamerat duke ngrënë.

Pasi e mbaroi fjalimin, Maduroi shikoi përreth dhomës, dhe poshtë tavolinës, hapi sirtarin “magjik” dhe nxori empanadën.

Sakaq, Venezuela është duke kaluar një krizë të madhe, pasi vendi është goditur nga varfëria, uria dhe mungesa e barnave.


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb