Është vetëm 17-vjeç por mbajeni mend mirë këtë emër, Jordi Mboula. Ai ende nuk ka arritur të futet te ekipi i parë i Barcelonës, dhe është herët të krahasohet me lojtarët më të mëdhenj të planetit. Por, ky gol i shënuar prej tij, në fitoren e Barcelonës 4:1 ndaj Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve për të rinjtë, është i nivelit të njejtë me ata që i shënon Messi apo i shënonte i madhi Maradona. Goli spektakolar i Mboula po bën bujë në mediat sportive botërore dhe video e golit të tij po bën xhiron e internetit.

Mboula e mori topin në mesfushë, bëri një manovrim spektakolar për ta shmangur kundërshtarin, dhe më pas lëvizi drejt portës në sprint për  rreth 40 metra duke kaluar edhe dy lojtarë, për të shënuar në fund.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: