Sokol Cikalleshi ka shënua një gol shumë të rëndësishëm sot për skuadrën e tij në ndeshjen kundër Trabzonspor. ‘Bomberi’ shqiptar që e nisi si titullar takimin realizoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 73-t, duke e dërguar rezultatin përkohësisht në 2-3.

Cikalleshi u shërbye mirë në zonë, por akoma më impresionuese ishte lëvizja që shmangu një kundërshtar para se të godiste. Në fund ndeshja u mbyll me shifrat 3-3 dhe goli i 27-vjeçarit shërbeu për të marrë një pikë.

Osmanlispori i Cikalleshit renditet i parafundit me 29-t pikë dhe rrezikon ndjeshëm kategorinë. Fatmirëisht nga vendi i fundit (15) që siguron mbijetesën për sezonin e ardhshëm Osmanlispor është vetëm 1 pikë larg.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb