Ndeshjen e fundit në kampionat, blerja më e re e ekipit të “Toluca”-s në Meksikë, Gabriel Hauche, ka shënuar një supergol. Lojtari që në këtë merkato janari vendosi të nëshkruajë me “Toluca” pasi rezultonte një lojtar i lirë, menjëherë ka arritur të lërë gjurmë në kampionatin meksikan.

Ishte vetëm minuta e 11-të e takimit kundër “Club Americo” kur 30-të vjeçari realizoi një gol që rrallë herë ta zënë sytë. Për këtë të gjithë tifozët u çuan në këmbë duke brohoritur, por ajo që bie më shumë në sy në këtë video, është komentatori i cili duket se është “çmendur” pasi ka parë atë top të përfundojë në rrjetë, me zërin që është ngjirur totalisht.

Gabriel Hauche më parë ka qenë pjesë e Seria A, ku në vitin 2013-të arriti të firmoste me Chievon, por nuk u aktivizua më shumë se një ndeshje, duke rezultuar një dështim total në kampionatin italian.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb