Sherr mes lojtarëve të së njëjtës skuadër. Steven Berghuis dhe Sven van Beek, dy lojtarët e Fejnordit, janë zënë me grushte gjatë stërvitjes, pas një moment acarimi mes tyre.
Një ndërhyrje e Berghuis ka sjellë reagimin e shokut të skuadrës dhe të dyja kanë shkëmbyer shkelma e grushte. Kanë ndërhyrë menjëherë shokët e skuadrës, të cilët i kanë ndarë dhe më pas i kanë qetësuar dy lojtarët. Janë situata që ndodhin në fakt në stërvitje dhe që tregojnë egon e futbollistëve të caktuar. Pamjet flasin qartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb