TIRANE – Vesa Luma është një nga këngëtaret më të mira dhe bashkë me Big Bastën kanë një jetë të rregullt familjare të mbushur me dashuri, por ja që edhe këngëtarja shqiptare është arrestuar. Ka qenë e ftuar në emisionin e Roza Latit “Hangover” dhe megjithëse nuk pritej, as nga vetë Roza, pyetjes nëse ishte arrestuar ndonjëherë i është përgjigjur pozitivisht.

Ajo ka qenë me bashkëshortin Gerin, në një koncert në Mal të Zi dhe policia e atje i ka pritur sa të mbaronin shfaqjen që t’i shoqëronin sërish në rajon. Ajo nuk ka saktësuar arsyen, por duhet të ketë qenë patjetër ose ndonjë problem dokumentesh, ose ndonjë keqkuptim, përderisa Vesa e tregonte me aq humor dhe e quante të padrejtë atë arrestim.

“Po jam arrestuar bashkë me Gerin. Ishim në Mal të Zi për nj koncert dhe ka qenë gjëja më pa lidhje, që na ka ndodhur ndonjëherë. Atë natë kemi pasur koncert dhe gjatë gjithë kohës kemi qenë me polici nga pas, kemi shkuar në koncert me polici dhe jemi kthyer sërish në komisariat dhe nuk kishim ç’të bënim”- ka thënë këngëtarja shqiptare.


(er.cu/BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: