TIRANË- Një vjedhje spektakolare, e denjë për ndonjë skenë filmi ka ndodhur mesditën e sotme në linjën e urbanit të Kinostudios, në Tiranë. Autori i grabitjes është një i ri që pasi ka vjedhur një zonjë, ka tentuar të largohet nga dritarja e autobusit.

E pikërisht në këto momente të gjithë pasagjerët i sulen, duke mos e lejuar të hidhet nga dritarja. Rastet e vjedhjeve në urbane janë kaq të shpeshta, ndërsa vetë qytetarët ankohen se një nga shkaqet pse ndodh është edhe ngjeshja e madhe.

Një qytetar ka treguar rrjedhën e ngjarjes në urbanin e Kinostudios:
Përshëndetje! Në autobusin e Kinostudios tek stacioni i 21 Dhjetorit një burrë vodhi portofolin dhe më e forta ishte që bërtiste me të madhe dhe thoshte “Hapeni derën se iku hajduti, hapeni!” dhe tentonte të dilte nga dritarja. Shoferi mbylli dyert dhe në vendngjarje erdhi Policia pas disa minutash ku edhe e arrestuan. Në videot e mëposhtme shihet qartë edhe fytyra e tij, kështu që mund ta identifikoni dhe të ruheni prej tij nëse e shihni në urban. Un e di që ai nuk është asgjë në krahasim me hajdutët që rrinë në karriget e udhëheqësve, por për një qytetar është shumë edhe humbja e portofolit”, përfundoi qytetari.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: