Ka rezultuar një hap fals takimi i javës së 23-t i Chelsea-s në “Premier League”. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 kundër Leicester.

Megjithëse ‘blutë’ e Londrës numëruan disa raste, në fund ishte bërë pak për të marrë 3 pikët. Nga ana tjetër një rezultat pozitiv për Leicester i cili ndali Chelsea-n edhe kur në një moment të lojës mbeti me 10 lojtarë.

Chilëell mori dy të verdhë në harkun kohor të 5 minutave dhe në të 68-n doli me të kuqe, duke ia vështirësuar punën ‘dhelprave’ në “Stamford Bridge”.

Pas takimit të sotëm Chelsea momentalisht renditet në vendin e 3-t me 47-t pikë, aq sa United i cili tashmë është një takim më pak. Ndërkohë Leicetser pozicionohet i 8-i me 31 pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: