Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzat e Serbisë ndaj tij i ka quajtur lojë politike. Ai thotë se Kosova duhet të ketë reciprocitet me Serbinë për fletarrestime.

“Duhet të përdorim praktiken e reciprocitetit që e ka përdor Kroacia. Ata fletë-arreste, ne fletë-arreste. Vuçiçi është i kualifikuar për fletë-arrest. Daçiçi kualifikohet për fletë-arreste nga Kosova. Pse? Është pjesë e përbashkët e organizatës kriminale, e ka vërtetuar edhe Haga që i ka dënuar njerëzit e tij atje. Për mua është poshtërim që të përmendet emri im me përfaqësuesit e Serbisë. Nuk lejoj. Nuk e ka askush këtë mandat”, ka thënë Haradinaj për RTV21.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: