LIPJAN- Ajo është vajza më e veçantë e Kosovës, pasi lindi bashkë me shtetin e pavarur. Në 17 shkurt 2008, ndërkohë që Thaçi lexonte deklaratën e Pavarësisë, erdhi në jetë vogëlushja. Mjekët në spital i thanë të ëmës se sapo kishte sjellë në jetë Pavarësinë. Pavarësia është nxënëse në klasën e katër në një shkollë fillore në një fshat të Lipjanit.

“Pavarësia është festa e pavarësisë së Kosovës. Po ashtu edhe ditëlindja ime”, shprehet Pavarësia. Ajo është fëmija i parë për Xhevdetin dhe Lumturien. Lindja e saj ishte gëzim i madh, pasi erdhi në jetë pak minuta pas shpalljes së pavarësisë. “Isha në spital në atë ditë dhe nuk e dija se ç’po ndodhte jashtë. Kur erdhi në jetë vajza, ekipi mjekësor tha; ti na solle pavarësinë në jetë. Ajo datë më dhuroi pavarësinë e Kosovës dhe vajzën”.

Teksa rrëfen ëndrrat e saj për jetën, Pavarësia tregon se ka dëshirë që të bëhet mësuese ose mjeke. “në fillim doja të bëhesha aktore, por tashmë s’më pëlqen. Tani dua mësuese ose doktoreshë”. Për më tepër ndiqni historinë që sjell Radio Europa e Lirë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb