TIRANE- Një shtetas turk ka përfunduar në komisariatin e policinë nr.1 në Tiranë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se gjatë testit që iu bë shtetasi të huaj me inicialet S.A., rezultoi se ai e kishte nivelin e alkoolit në gjak 0.60 mg,(në të dyja testet e alkoolit).
“Shtetasi S.A nga Turqia drejtonte mjetin ne gjendje te dehur.
0.60 mg/ te dyja testet e alkoolit.
Drejtuesi i mjetit eshte shoqeruar ne Komisariatin e Policise Nr 1 per veprime te metejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)