Vietnam- Disa ditë më parë, në ndeshjen kundër Ho Chi Minh City, në shenjë proteste, portieri i Long An i quajtur Nguyen Minh Nhut ka refuzuar të presë penalltinë dhe i ka kthyer shpinën topit në momentin e ekzekutimit nga futbollisti kundërshtar. Por kjo i ka kushtuar shtrenjtë është shkualifikuar për dy vjet. Dhjetë minuta para fundit të ndeshjes që ishte 2-2, gjyqtari akordoi një penallti për skuadrën vendase mes protestave të miqve, që shkuan deri aty sa u largua nga fusha. Me rikthimin në fushë, asnjë prej tyre nuk vraponte dhe ndeshja u mbyll 5-2.

https://www.youtube.com/watch?v=wRNu-2S_wQ0
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: