VLORE- Policia e Vlorës ka publikuar sot videon nga momenti kur Pjetro Mecaj hyri për të grabitur në një supermarket në qytetin bregdetar nën kërcënimin e thikës. Në pamjet në fjalë shihet se si i riu, veshur me një xhup të kuq me kapuç, terrorizon shitësen dhe pasi vjedh largohet nga dyqani me vrap.

Po ashtu, në video jepet dhe momenti i arrestimit të 22-vjecarit, ndërkohë që gjatë kontrollit policor në banesë atij iu gjet dhe një sasi kanabisi, të cilën e kishte fshehur në frigorifer dhe lavastovilje.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ’10 Korriku’, i ka gjetur dhe sekusetruar në cilësinë e provës materiale sendet që ka përdorur për grabitjen e dyshuar, konkretisht:

• 3 thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur.

Gjithashtu i është gjetur dhe sekuestruar:

• 5.74 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë të paketuar,
• 2 fidanë Cannabis Sativa të kultivuara në vazo lulesh, dhe
• fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb