GREQI- Një sirian ka marrë djegie të rënda kur dogji veten në kampin e refugjatëve në ishullin grek Hios. “Refugjati 29 vjeçar i hodhi vetes benzinë dhe është djegur”, ka thënë policia greke. Siriani mbërriti në kampin e refugjatëve në Greqi javën e kaluar, ku bëri kërkesë për të marrë azil. Duke protestuar për izolimin e tij në këtë ishull dhe mos aprovimin e kërkesës për azil, ai ka hedhur mbi rrobat e tij lëndë djegëse dhe kërcënon se do të vetëdigjet. Sipas burimeve policore nga ishulli, pas incidentit është konstatuar se ai ka pësuar djegie të rënda në të gjitha pjesët e trupit dhe është gjykuar të çohet me urgjencë në një spital në Athinë, kurse polici që u përpoq ta shpëtonte ka djegur vetëm duart dhe ka marrë ndihmën mjekësore. Më shumë se 14.000 imigrantë momentalisht jetojnë nëpër kampe në ishujt e Greqisë, e shumica prej tyre kanë arritur nga Turqia fqinje. Organizatat për mbrojtje të drejtave të njeriut shumë herë kanë kritikuar Greqinë për shkak të kushteve të këqija të jetesës në kampet e refugjatëve.

https://www.youtube.com/watch?v=bgu92-F9AOc

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb