Eden Harad ishte njeriu i ndeshjes për Chelsea-n në fitoren e thellë që arriti 0-4 në fushën e Brighton. Belgu realizoi 2 gola tepër spektakolar dhe gjithashtu ideoi shumë sulme të frikshme që detyruan Brighton të mbyllej në prapavijë.

Pavarësisht kësaj, një futbollist i këtij klasi kurrë nuk mund të urrehet dhe një fans i vogël i ekipit vendas e di mjaft mirë këtë. Në përfundim të takimit ai ngriti një pankartë të vogël ku shkruhej: “Hazard, a mund te ma japësh bluzën?”

Belgu e pa mjaft mirë dhe nuk iu shmang kërkesës së fansit të vogël duke i plotësuar dëshirën. Një gjest i madh prej kampioni që lumturoi tej mase vogëlushin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb