TIRANE– Pas një mungese të gjatë prej 6 muajsh në Kuvend, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është rikthyer sot për të marrë pjesë në seancë. Teksa ka preferuar që të ulet në fund të sallës, por në krah të deputetëve socialistëve, ka pasur edhe nga ata kolegë që kanë shkuar që ta takojnë.

I pari që i ka dhënë dorën Tahirit ka qenë deputeti i PS-së Musa Ulqini, dhe pas tij kolegia Adelina Rista. Kujtojmë se Tahiri ka regjistruar sot emrin në listat e deputetëve që do të marrë fjalën në Kuvend, por si deputet i pavarur. Mësohet se Tahiri e ka regjistruar emrin për të folur për ligjin e PD-së për prokurorinë.

Gazetarja Elda Menga siguroi për ‘BalkanWeb’ videot nga momenti kur kolegët e takojnë Tahirin, pavarësisht se ai nuk është më pjesë e PS.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: