INDI-Momente tmerri në stacionin hekurudhor të Kalyan, në Indi, ku një pasagjer po përpiqej të hipte në vagonin e trenit, i cili ishte nisur.

Vendimi i pamatur mund ti kishte kushtuar jetën pasagjerit, por ndërhyrja e menjëhershme e fatorinos të stacionit, prezent në atë moment, ka evituar më të keqen.

Ai e ka tërhequr fluturimthi duke evituar të përfundonte poshtë trenit.

Në një video të publikuar duket punonjësi i stacionit i cili vrapon dhe tërheq nga këmisha pasagjerin duke e rrëzuar në tokë dhe duke i shpëtuar jetën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb