Ziklatërit e Interit janë kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pas fitores 3-2 ndaj Bologna, pas kohësh shtesë. Përvec kualifikimit të zikaltërve ajo që vlen të përmendet është goli i parë i mbrëmjes që erdhi në minutën e 33-të me një roveshatë spektakolare nga Jeison Murillo. Qendërmbrojtësi zikaltër tundi rrjetën me një veprim të bukur akrobatik në qendër të zonës së Bologna, pas goditjes nga këndi të ekzekutuar nga Joao Mario. Mbrojtësi i Interit, 24-vjeçari kolumbian Jeison Murillo, pa asnjë diskutim ka shënuar golin më të bukur në këtë fillim viti, dhe mund të themi se vështirë mund të përsëritet një gol si ky, e aq më pak nga një mbrojtës.

https://www.youtube.com/watch?v=HMMNHj1r568

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb